Pikat kryesore
- Francë-Spanjë dhe Angli-Argjentina janë dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Botërorit 2026.
- Në emisionin “Futboll jo Soccer”, trajneri Ledio Pano tha se 4 ekipet, ishin pretendente që në fillim për fitimin e trofeut.
- Ndërsa gazetari sportiv, Fatmir Mneri deklaroi se Argjentina ka treguar vështirësi në ndeshjet e saj.
Francë-Spanjë dhe Angli-Argjentina janë dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Botërorit 2026. Në emisionin “Futboll jo Soccer”, trajneri Ledio Pano tha se 4 ekipet, ishin pretendente që në fillim për fitimin e trofeut. Ndërsa gazetari sportiv, Fatmir Mneri deklaroi se Argjentina ka treguar vështirësi në ndeshjet e saj. Ledio Pano: Gjithmonë ka pasur, ka dhe do ketë polemika. Janë 4 ekipe që në fillm, priteshin të ishin për fitimin e kësaj kupe. Me ndeshjet që ka zhvilluar, i ka pasur të vështira. Unë besoj se Argjentina ka problematika të mëdha. Edhe pse ka pasur përballë, ekipe në letër të thjeshta, ka pasur me vete fatin. Argjentina është e varur nga Messi. Fatmir Mneri: Them që zoti e ka ndihmuar shumë, edhe në fushë pak këto aksesorët e tjerë. Mendoj se ky është maksimumi i Argjentinës. Ka treguar vështirësi skuadra për t’u shprehur, edhe nga fati me ndonjë gjykim dashamirës. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Unai Simon, rekordi i botërorit/ Portieri i Spanjës fikson minutazhin e ri të pathyeshmërisë Haaland-Kane, sfida e “bomberave”/ Dy sulmuesit përballen në skenën më të madhe të futbollit Norvegjia sfidon “Tre Luanët”/ Kërkon një tjetër surprizë, me Haaland drejt gjysmëfinaleve