Pikat kryesore
- Të dy përfaqësueset janë për herë të parë në këtë pikë të turneut, kështu që mund të quhet një paraqitje e suksesshme.
- Kanadaja shkruan një tjetër faqe të historisë si përfaqësuesja e parë mikpritëse e turneut që luan jashtë kufijve të saj në një Botëror.
- Tek kanadezët duan të harrojnë humbjen me Zvicrën, që ishte e para pas 10 ndeshjesh dhe të kalojnë me sukses fazën e 1/16.
Të dy përfaqësueset janë për herë të parë në këtë pikë të turneut, kështu që mund të quhet një paraqitje e suksesshme. 74-vjeçari Hugo Broos i Afrikës së Jugut është trajneri më i moshuar i cili drejton një skuadër në ndeshjet me eliminim direkt të Botërorit dhe synon të shkojë sa më larg pasi kjo është detyra e fundit në karrierën e nisur në 1988. Kanadaja shkruan një tjetër faqe të historisë si përfaqësuesja e parë mikpritëse e turneut që luan jashtë kufijve të saj në një Botëror. Tek kanadezët duan të harrojnë humbjen me Zvicrën, që ishte e para pas 10 ndeshjesh dhe të kalojnë me sukses fazën e 1/16. Paraqitja e deritanishme e Kanadasë ka qenë pozitive, pasi lojtarët kanë goditur 21 herë portën, 10 më shumë se në dy turnet e mëparshme së bashku. Ndërkohë Afrika e Jugut ka fituar të vetmen ndeshje me Kanadanë me rezultatin 2–0, në miqësoren e luajtur në 2007.