Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri masiv në Cërrik

Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri masiv në Cërrik

Pikat kryesore

  • Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme.
  • Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 21 punonjës zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse.
  • Në ndihmë të zjarrfikëseve të Cërrikut kanë shkuar edhe ekipet nga Bashkitë fqinje Elbasan, Gramsh dhe Belsh, të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë dhe kontribuuan në vënien nën kontroll të zjarrit.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 21 punonjës zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse. Në ndihmë të zjarrfikëseve të Cërrikut kanë shkuar edhe ekipet nga Bashkitë fqinje Elbasan, Gramsh dhe Belsh, të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë dhe kontribuuan në vënien nën kontroll të zjarrit. Bashkia Cërrik u bën apel qytetarëve që në momentin e parë që konstatojnë një vatër zjarri, ta sinjalizojnë menjëherë pranë strukturave përgjegjëse. Pas disa orë luftë me flakët dhe disa dhjetëra ekipe të angazhuar u bë e mundur fikja e zjarrit.

Lini një Përgjigje