Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik Rezoluta e parlamentit shqiptar për

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik Rezoluta e parlamentit shqiptar për

Pikat kryesore

  • Rezoluta e parlamentit shqiptar për Iranin, ku Pazdaranët organiatë terroriste nuk isht ndonjë lajm.
  • Pasi në radhë të paë këtë e kishte paralajmëruar kreu i mazhorancës, Edi Rama, por nga ana tjetër, pesha politike e Shqipërisë në botë është ajo që është, pra shumë e vogël.
  • Mazhoranca, ka kërkuar thirrjen e seancës për të martën, meqë e hëna ishte pushim, pra sot që ta miratojnë rezolutën për e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste.

Rezoluta e parlamentit shqiptar për Iranin, ku Pazdaranët organiatë terroriste nuk isht ndonjë lajm. Pasi në radhë të paë këtë e kishte paralajmëruar kreu i mazhorancës, Edi Rama, por nga ana tjetër, pesha politike e Shqipërisë në botë është ajo që është, pra shumë e vogël. Në këtë kuptim, akti, përkatësisht vendimi i Parlamentit për ta zyrtarizuar këtë qëndrim duhet të ishte thjeshte një rutinë protokollare, ku të gjitha palët do të bënin “adetin” e fakti nuk duhet të ishte kthyer në një news line. Mazhoranca, ka kërkuar thirrjen e seancës për të martën, meqë e hëna ishte pushim, pra sot që ta miratojnë rezolutën për e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste. Këtë kërkesë e ka miratuar kryetari i Kuvendit. Mbledhja e seancës të martën, kur e hëna ishte pushim zyrtar si pasojë e rastisjes së Ditës së Verës të shtunën, nuk përbën ndonjë “dramë protokollare”. Por të tillë e ka cilësuar Partia Demokratike, e cila me zërin e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka bojkotin për seancën, një ditë më parë. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime. Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit. Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik”, deklaroi Bardhi. I gjithë ky qëndrim i Partisë Demokratike nuk se është një problem i madh, apo dramë politike. Pasi PD jo vetëm që e ka kthyer bjkototin në një institucion politik në Shqipëri, por ka shpikur në mënyrë kreative nja një mijë varacione mbi temën.

Lini një Përgjigje