Pikat kryesore
- Ditën e djeshme, Evi Kokalari kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e 23 majit përballë Sali Berishës, por postin e kreut të PD-së.
- Ndërkohë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari deklaroi se kërkesa për futjen e saj në garë për kreun e PD-së do i dorëzohet kryedemokratit Sali Berisha nga avokatë amerikanë.
- Kokalari shtoi se pas kualifikimit në garë për kreun e PD-së, pret që të zhvillojë debate televizive të modelit amerikan, përballë Sali Berishës.
Ditën e djeshme, Evi Kokalari kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e 23 majit përballë Sali Berishës, por postin e kreut të PD-së. Ndërkohë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari deklaroi se kërkesa për futjen e saj në garë për kreun e PD-së do i dorëzohet kryedemokratit Sali Berisha nga avokatë amerikanë. Kokalari shtoi se pas kualifikimit në garë për kreun e PD-së, pret që të zhvillojë debate televizive të modelit amerikan, përballë Sali Berishës. Duke e cilësuar PD-në e drejtuar nga Berisha si të zhytur në llum dhe moçal, Kokalari tha më tej se nëse do të fitojë garën, do të bëjë çmos për nxjerrjen e kësaj force politike nga kriza. Ajo vijoi me akuzat kundër kryedemokratit Berisha, duke thënë se bleu konsulentin e Donald Trump, Chriss LaCivita, i cili ishte drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë akuza Kokalari ka hedhur edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se i ka falur ishullin e Sazanit Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Ajo paralajmëroi se lidhur me këtë çështje do të ketë një hetim ‘bombë’ në SHBA. Në 24 orët e fundit kam pasur shumë kërkesa për intervista dhe e kuptoj që hyrja në garë, sidomos kundër Berishës, përbën lajm. Për momentin nuk dua të bëj intervista në Shqipëri, edhe pse një apo dy prej jush i kam konsideruar dhe ndoshta do të ulemi në të ardhmen. Qëllim keni vetëm klikimet dhe jo realitetin. Më shumë kohë kam kaluar duke ju dërguar mesazhe pas intervistave, duke ju kërkuar të më citoni për atë çfarë kam thënë, sesa vetë minutazhi i harxhuar gjatë intervistës. Nuk jemi më në 2021, kur isha super naive dhe nuk njihja askënd nga ju. Sot njoh, pa frikë, 80% të atyre që kanë emisione politike dhe shumicën e analistëve nëpër studio, atë shumicë që lë shumë për të dëshiruar. Për ata që nuk e dinë, intervista e fundit që kam dhënë në Shqipëri ka qenë ditën e zgjedhjeve në Amerikë, (Nëntor 2024) kur fitoi Trump, dhe kam refuzuar çdo intervistë më pas. Sot, qëllimi im është kualifikimi në garë dhe kërkesa zyrtare do t’i shkojë Sali Berishas këto ditë nga avokatë amerikanë. Çdo intervistë e dhënë momentalisht është konsumim i tepërt. Në momentin e kualifikimit, Berisha duhet të dalë publikisht në media me mua bashkë për të pasur debate në të njëjtin nivel si në SHBA, me gazetarë profesionalë që bëjnë pyetje reale që u interesojnë demokratëve që kanë të drejtën e votës. Është e vështirë të mendosh se demokratët e PD-së së Rithemelimit nuk e dinë pasionin tim dhe sinqeritetin tim për ta nxjerrë atë parti nga llumi dhe moçali dhe për ta çuar atë në fitore. Në fakt, ai pasion dhe sinqeritet mblodhi aq shumë mbështetje gjatë foltoreve, dhe Berisha me atë abuzoi më vonë. Maj–Gusht 2022, lufta ime publike u bë pikërisht për të mbrojtur votën e demokratëve të Rithemelimit, që u vodh haptazi, bashkë me meritokracinë që Berisha, në krahun tim në podiume, ua premtoi, duke futur dhe primaret. Sali Berisha nuk e mbajti fjalën!! Ky është fakt që askush nuk e mohon dot, sepse është i raportuar masivisht nga media. Sot kemi njerëz të pafytyrë si kreu i FRPD-së, që jep mend për këtë parti ndërkohë që është futur pa asnjë meritokraci në Këshillin Kombëtar, kryesi dhe parlament. Kujt i duhen këto lloj karakteresh?