Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: mjetet që…

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: mjetet që…

Pikat kryesore

  • Për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit.
  • Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat thuhet se në këtë aks do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e policisë.
  • Pikat kufitare do të orientojnë drejtuesit që të mos vijojnë lëvizjen në këtë segment.

Për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat thuhet se në këtë aks do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e policisë. Pikat kufitare do të orientojnë drejtuesit që të mos vijojnë lëvizjen në këtë segment. Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë. – Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla; – Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks; – Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë. Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve. Apelojmë për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë. Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Faleminderit për bashkëpunimin.

Lini një Përgjigje