Bislimi: BE ka konstatuar shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Bislimi: BE ka konstatuar shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Pikat kryesore

  • Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian ka konstatuar shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi .
  • Sipas tij në raportin e BE-së theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave.
  • Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ngrejë këto çështje në çdo nivel ndërkombëtar, derisa barazia, dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi të garantohen plotësisht.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian ka konstatuar shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi . Sipas tij në raportin e BE-së theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave. “Siç kemi denoncuar gjatë mandatit tonë, po dëshmohet se këto praktika përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit. Plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione nuk ka sjellë rezultate, ndërsa qasja në administratë publike, polici, arsim dhe punësim vazhdon të jetë e kufizuar e në raste edhe mungon plotësisht”, ka shkruar Bislimi. Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ngrejë këto çështje në çdo nivel ndërkombëtar, derisa barazia, dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi të garantohen plotësisht. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/05/2025 16:14 Feronikeli i largon nga puna 358 punëtorë 11/05/2025 16:11 ​Përurohet “Dhoma mike” në stacionin policor në Zveçan, donacion i KFOR-it 11/05/2025 16:10 LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri

Lini një Përgjigje