​Përurohet “Dhoma mike” në stacionin policor në Zveçan, donacion i KFOR-it

​Përurohet “Dhoma mike” në stacionin policor në Zveçan, donacion i KFOR-it

Pikat kryesore

  • Në stacionin policor të Zveçanit është përuruar “Dhoma mike”, një hapësirë e dedikuar për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, donancion nga KFOR-i.
  • Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, përfaqësues të KFOR-it dhe eprorë nga stacioni policor në Zveçan.
  • Ndërsa, përfaqësuesit e KFOR-it vlerësuan lart bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për mbështetje dhe realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen.

Në stacionin policor të Zveçanit është përuruar “Dhoma mike”, një hapësirë e dedikuar për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, donancion nga KFOR-i. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, përfaqësues të KFOR-it dhe eprorë nga stacioni policor në Zveçan. Përfaqësues të Drejtorisë Rajonale falënderuan KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin për mobilimin e “Dhomës mike”, e cila do të ofrojë kushte optimale për viktimat e dhunës në familje, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Ndërsa, përfaqësuesit e KFOR-it vlerësuan lart bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për mbështetje dhe realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen. “Ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e një ambienti të përshtatshëm për viktimat e dhunës në familje”. “Dhoma mike” është një hapësirë e renovuar dhe e pajisur me mobilie, kënde të posaçme dhe lodra për fëmijë, që synon të krijojë një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe mbështetës për viktimat e dhunës në familje gjatë procesit të intervistimit dhe akomodimit të përkohshëm“, thuhet nw njoftimin e policisë. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/05/2025 16:14 Feronikeli i largon nga puna 358 punëtorë 11/05/2025 16:11 ​Përurohet “Dhoma mike” në stacionin policor në Zveçan, donacion i KFOR-it 11/05/2025 16:10 LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri

Lini një Përgjigje