Pikat kryesore
- Momenti që ka shkaktuar reagime ishte e finalistit të parë, ku moderatori thirri emrin e Labit duke krijuar suspansë, vetëm për t’i thënë më pas në mënyrë të prerë dhe ironike: “Labi…
- Situata e pakëndshme vijoi edhe në studio pas eliminimit të tij, ku Alaudini e mbylli komunikimin shpejt duke i thënë: “Faleminderit Labi, ishte kënaqësi”, duke i ndërprerë fjalën dhe duke mos i dhënë hapësirën e duhur.
- Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër stilisti Niko Komani, i cili përmes një videoje e ka cilësuar sjelljen e produksionit si “skandaloze” dhe mungesë respekti për dikë që ka dhënë gjithçka për atë format.
Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” është shoqëruar me polemika të forta lidhur me mënyrën se si moderatori Alaudin Hamiti trajtoi njërin prej konkurrentëve kryesorë, Labin, si gjatë spektaklit ashtu edhe në studio. Momenti që ka shkaktuar reagime ishte e finalistit të parë, ku moderatori thirri emrin e Labit duke krijuar suspansë, vetëm për t’i thënë më pas në mënyrë të prerë dhe ironike: “Labi… ti nuk je finalisti i parë”. Situata e pakëndshme vijoi edhe në studio pas eliminimit të tij, ku Alaudini e mbylli komunikimin shpejt duke i thënë: “Faleminderit Labi, ishte kënaqësi”, duke i ndërprerë fjalën dhe duke mos i dhënë hapësirën e duhur. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër stilisti Niko Komani, i cili përmes një videoje e ka cilësuar sjelljen e produksionit si “skandaloze” dhe mungesë respekti për dikë që ka dhënë gjithçka për atë format. Kjo sjellje është komentuar gjerësisht në rrjet si një “tallje” e panevojshme ndaj një banori që ka qenë aktiv dhe ka kontribuar në dinamikat e shtëpisë për muaj të tërë.