Bien temperaturat në fundjavë, priten rrebeshe shiu

Bien temperaturat në fundjavë, priten rrebeshe shiu Vranësirat shtohen përgjatë ditës së shtunë nga orët e mëngjesit. Në mesditë rrebeshe shiu pritet të përfshinë pjesë perëndimore të vendit, që duke shkuar nga mbrëmja shtrihen në pjesë tjera. Herë pas here këto rrebeshe shoqërohen me bubullima. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 4-12m/s, me hove çasti mbi 15m/s. Temperaturat maksimale fillimisht arrijnë deri në 30C e 31C. Me kalimin e sistemit frontal, pasdite më vonë zbresin edhe nën 20C. Megjithëse do parashihet të ketë më shumë intervale me diell ditën e diel, pritet një rënie e temperaturës deri në 24C e 25C. Aty-këtu mbeten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu pasdite. Nga dita e hënë do të mbretërojë mot kryesisht me diell, me temperatura që shënojnë rritje mbi 30C ditën e martë. Të mërkurën, me afrimin e një shtjelle tjetër ciklonike përgjatë rajoni, paraqiten mundësi për rrebeshe shiu, mirëpo temperaturat zbresin lehtë në 28C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 12C e 14C. Frynë erëra kryesisht nga perëndimi e jugu, të lehta dhe mesatare 3-10m/s. Putin nis vizitën në Kinë me luftën në Ukrainë në krye të agjendës, ngjarja do të ndiqet nga afër në Uashington Bien temperaturat në fundjavë, priten rrebeshe shiu Kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet 61-vjeçari nga Mitrovica Veriore KRU Prishtina njofton për telashe me furnizim për shkak të shpenzimeve enorme: Pritet të stabilizohet nesër Putin nis vizitën në Kinë me luftën në Ukrainë në krye të agjendës, ngjarja do të ndiqet nga afër në Uashington Bien temperaturat në fundjavë, priten rrebeshe shiu Kërcënoi me vrasje gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet 61-vjeçari nga Mitrovica Veriore KRU Prishtina njofton për telashe me furnizim për shkak të shpenzimeve enorme: Pritet të stabilizohet nesër Milani fiton tri pikët e para të sezonit ndaj Lecces

Lini një Përgjigje