Berishës i rikthehet ‘karma’, paditet në Bruksel nga Salianji e Balliu

Berishës i rikthehet ‘karma’, paditet në Bruksel nga Salianji e Balliu

Pikat kryesore

  • Lideri i opozitës, Sali Berisha, asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të pranojë humbjen në zgjedhje përballë rivalit politik!
  • Kurrë s’ ka deklaruar me gojën plot se humbi në një garë elektorale, për të uruar kundërshtarin politik për fitoren!
  • Pavarësisht se fitorja ishte tepër e madhe për t’u vjedhur, siç pretendon ai!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të pranojë humbjen në zgjedhje përballë rivalit politik! Kurrë s’ ka deklaruar me gojën plot se humbi në një garë elektorale, për të uruar kundërshtarin politik për fitoren! E ka problem këtë! Gjithnjë ia ‘vjedhin’ fitoren! Dhe në vitin 2013, kur mori mbi 1 milion vota kundër dhe u rrëzua me turp nga pushteti, pas 8 vitesh si kryeministër në një qeverisje të mbushur me korrupsion të përgjakshëm dhe vrasje politike në mes të bulevardit, korrupsion masiv dhe krim, bëri sikur u dorëhoq përmes lotësh nga posti i kreut të PD, por në realitet nuk e pranoi kurrë se ishte ‘rrahur’ keq nga rivali politik! Qëndroi në heshtje, pas kuintave, duke lëvizur fijet e drejtimit të PD, përmes të emëruarit në krye të kësaj partie Lulzim Basha, për të shpikur në këtë mënyrë ‘qytetarin dixhital’, përmes të cilit akuzonte mes të tjerave, qeverinë e majtë dhe kryeministrin Edi Rama se ia kishin vjedhur votat dhe në vitin 2013! Pavarësisht se fitorja ishte tepër e madhe për t’u vjedhur, siç pretendon ai! Në të gjitha humbjen e shënuara nga opozita, në drejtimin formal të Bashës, Berisha ka pasur rolin e tij primar, që nga zgjedhja e kandidatëve për deputetë, përjashtimi i figurave kryesore të PD, e deri tek protestat e dhunshme dhe djegia e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve vendore, gjithnjë nën argumentin se Rama i ka tjetërsuar votat, dhe se fitorja e opozitës është vjedhur! Vetë nuk shkonte në Bruksel për të denoncuar zgjedhjet, duke i cilësuar si të parregullta dhe të vjedhura, por ama dërgonte të gjithë ‘zarat’ e tij, grupe grupe për të shfrytëzuar çdo moment të mundshëm e për të nxirë Shjqipërinë! Duke qënë se ia dinin dhe ‘numrin e këmbës’ askush në Uashington dhe Bruksel nuk e vinin në hesap atë që thonin të dërguarit e Berishës por dhe vetë ai, derisa në fund të herës, pasi e braktisën në zyrën e tij private afër RTSH, u ‘plasi’ shpirti dhe në SHBA u vendos t’ia mblidhnin në një dosje të gjitha bëmat, duke e ‘non grata’ familjarisht për korrupsion të lartë, minim të demokracisë dhe shantazhim të drejtësisë!

Lini një Përgjigje