Berisha në Kuvend: Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”! po përgatit kryeministri

Berisha në Kuvend: Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”! po përgatit kryeministri

Pikat kryesore

  • Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot në Kuvend se Edi Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”, duke aluduar se kryeministri është në rreth të kuq.
  • ‘Craxi’ është socialisti që ia mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi.
  • Edhe këto vizitat e tij nëpër vendet e Gjirit druaj se kanë të njëjtin kuptim.

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot në Kuvend se Edi Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”, duke aluduar se kryeministri është në rreth të kuq. “Kreu juaj mori në duar dosjen ‘Craxi’. ‘Craxi’ është socialisti që ia mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Edhe këto vizitat e tij nëpër vendet e Gjirit druaj se kanë të njëjtin kuptim. Për çfarë i duhet dosja ‘Craxi’? E di që është në rreth të kuq nga shqiptarët. Është i pashpresë. Aktet e tij janë bërë të njohura në mbarë botën”, tha Berisha. Po ashtu kryedemokrati kritikoi atë që e konsideroi “qëndrim cinik” të Ramës ndaj fermerëve. Berisha vuri në dukje se Rama ka hequr subvencionet për naftën, në një kohë kur vendet europiane e kanë dyfishuar atë. “Një nga format e largimit të shqiptarëve nga toka e tyre, është nafta. Ju vidhni kurse ata marrin rrugët e dheut. Si ka mundësi që në kulmin e shtrenjtimit të naftës ju u thoni aty se ua hoqët edhe subvencionin e naftës, të cilin e kanë të gjitha vendet përreth, të gjitha vendet euopiane. E shet me 1500 në pompë Maqedonia, por fermerëve ua jep nën 1000. Kreu i juaj del e u thotë se e ka hequr Europa këtë, i thoshte një ditë një fermeri, ndërkohë që Europa e ka dyfishuar. Ju i vodhët të gjitha paratë e IPARD-it dhe i privuat fermerët shqiptarë nga 130 milionë euro”, vijoi kreu i selisë blu.

Lini një Përgjigje