Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga…

Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga…

Pikat kryesore

  • Pasditen e sotme Partia Demokratike ka organizuar Foltoren e radhës para Kryeministisë, ku të pranishëm ishin disa dhjetëra qytetarë.
  • Në Foltore nuk mori pjesë kryedemokrati Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, ku pritet të zhvillojë edhe disa takime.
  • I pranishëm ishte deputeti Belind Këlliçi, i cili në fjalën e tij ka dënuar aktin e policisë që hodhi në drejtim të protestuesve, gaz lotsjellës, i cili sipas opozitës pretendohet se ishte i skaduar.

Pasditen e sotme Partia Demokratike ka organizuar Foltoren e radhës para Kryeministisë, ku të pranishëm ishin disa dhjetëra qytetarë. Në Foltore nuk mori pjesë kryedemokrati Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, ku pritet të zhvillojë edhe disa takime. I pranishëm ishte deputeti Belind Këlliçi, i cili në fjalën e tij ka dënuar aktin e policisë që hodhi në drejtim të protestuesve, gaz lotsjellës, i cili sipas opozitës pretendohet se ishte i skaduar. “Historia ka treguar se kur pushteti godet qytetarët e saj, i ka hyrë frika në palcë. Goditjet dhe mbi minorenet, janë vendime politike drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit”, tha Këlliçi duke shtuar se dhuna ka qenë programi i këtij sekti që kur erdhën në pushtet. “Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim të rëndësishëm ditën e nesërme. Një fakt të rëndësishëm historik që nuk e mohon dot as Edi Rama, Shqipërinë e anëtarësoi në KE, PD në 13 korrik 1995. Sado që baltosin, shpifin paguajnë nga paratë e inceneratorëve, faktet janë kokëforta, çdo arritje në integrimin europian, është meritë e PD-së dhe Sali Berishës. Protesta ishte e jashtëzakonshme dhe e tronditi pushtetin. Faleminderit 19 djemëve që kaluan natën në qeli. Ata janë guximtarë. Nesër në 10:30 të na bashkohemi në dhomën penale në Gjykatës së Tiranës për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve. Dy netë më parë narkoshteti dëshmoi se është më i dobët se kurrë. I ka hyrë frika në palcë, çarja e madhe ka filluar. Frika me metoda mafioze është kthyer mbrapsht. Nuk janë thjeshtë reagime policore, por janë vendime politike drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit. Një pushtet kriminal nuk përdor dhunën vetëm për shpërndarje, por edhe për të qetësuar veten. Dhuna ka qenë programi i sektit që kur erdhën në pushtet” , tha mes të tjerash Këlliçi.

Lini një Përgjigje