Pikat kryesore
- Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp edhe për protestën kombëtare të opozitës më 17 prill (e premte).
- Ai tha se do të jetë revolta më e fuqishme e shqiptarëve për të rrëzuar regjimin dhe se qëllimi i vetëm i opozitës është të mbrojë interesat e qytetarëve, të shtetit ligjor dhe nga katastrofa ekonomike që po ndodh.
- Ai nuk ndau detaje për strategjinë e protestës, por tha se kjo është mënyra e vetme për përballjen me qeverinë e korruptuar që ka kapur të gjitha pushtetet.
Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp edhe për protestën kombëtare të opozitës më 17 prill (e premte). Ai tha se do të jetë revolta më e fuqishme e shqiptarëve për të rrëzuar regjimin dhe se qëllimi i vetëm i opozitës është të mbrojë interesat e qytetarëve, të shtetit ligjor dhe nga katastrofa ekonomike që po ndodh. “Do të jetë revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të interesave të tyre më jetike, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së shtetit ligjor, mbrojtjes nga vjedhjet, mbrojtjes së vokacionit të tyre perëndimor por edhe të gjendjes së tyre, nga katastrofa ekonomike që po ndodh” , u shpreh kreu i PD-së shkurtimisht. Ai nuk ndau detaje për strategjinë e protestës, por tha se kjo është mënyra e vetme për përballjen me qeverinë e korruptuar që ka kapur të gjitha pushtetet. “Rama është famzi, me ato që bën me Lubi Ballukun si te legjenda, ata shkojnë si binom hajdutësh të cilët i garantoj se së shpejti do marrin atë që meritojnë nga qytetarët shqiptarë”, vijoi lideri i opozitës, duke iu përgjigjur gazetarëve për deklaratën e djeshme të kryeministrit gjatë asamblesë me mbështetësit e tij në Vlorë.