Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani, ka deklaruar se Serbia do ta dorëzojë grupin terrorist të Banjskës vetëm atëherë kur këta individë të mos i duhen më pushtetit aktual. Sipas Sopjanit, nëse udhëheqja aktuale në Serbi merr ndonjë garanci për ndonjë përfitim të madh, ajo mund të bëjë të mundur edhe arrestimin e anëtarëve të këtij grupi brenda territorit të Kosovës. “Serbia do t’i dorëzojë ata vetëm kur pushteti të dëshirojë të pastrohet prej tyre, sepse ndonëse për momentin kanë marrëdhënie të mira me pushtetin, ata individë janë të dëmshëm për shoqërinë serbe. Në një moment të caktuar, Beogradi do të gjejë mënyrën për t’u liruar prej tyre, jo për t’i dorëzuar Kosovës, por për t’i larguar nga vendi. Mbetet të shihet se si do të ndodhë kjo dhe kur do të ndodhë. Ata janë të sigurt vetëm për aq kohë sa janë afër pushtetit, jo domosdoshmërisht këtij pushteti konkret, sepse edhe ai mund të ndryshojë qëndrim. Ata mund t’i sjellin deri në kufi, t’i lëshojnë atje dhe të sinjalizojnë se janë të gatshëm për bashkëpunim, vetëm për të përfituar diçka në këmbim. Sepse kështu funksionojnë ata”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
Beogradit Ish shpall Sopjani: Serbia e dorëzon grupin terrorist të Banjskës vetëm kur nuk…
Kosovo police officers secure the area outside the Banjska monastery in the village of Banjska, Kosovo on Wednesday, Sept. 27, 2023. Police on Wednesday allowed media into the village of Banjska, where a daylong shootout between armed Serbs and Kosovar police on Sunday left one officer and three gunmen dead. (AP Photo/Visar Kryeziu)