Behrami: Thaçi ka besuar dhe vazhdon të besojë në drejtësinë ndërkombëtare

Behrami: Thaçi ka besuar dhe vazhdon të besojë në drejtësinë ndërkombëtare

Pikat kryesore

  • Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka theksuar se ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka besuar dhe ende beson në drejtësinë ndërkombëtare.
  • Në emisionin “Rubikon” ai mbrëmë ka theksuar se Thaçi çdo herë e ka dëshmuar dhe treguar se është një burrështetas.
  • Behrami u shpreh kështu derisa ishte duke folur për procesin gjyqësor pesëvjeçar që është duke u zhvilluar nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka theksuar se ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka besuar dhe ende beson në drejtësinë ndërkombëtare. Në emisionin “Rubikon” ai mbrëmë ka theksuar se Thaçi çdo herë e ka dëshmuar dhe treguar se është një burrështetas. Behrami u shpreh kështu derisa ishte duke folur për procesin gjyqësor pesëvjeçar që është duke u zhvilluar nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Konferenca atë ditë tregon dhe ka qenë një burrështetas i cili, në momente shumë të rëndësishme përcaktuese historike, ka ditur që interesin e shtetit ta vendosë para interesit personal. Personalitetet e tilla në Kosovë gjithmonë paragjykohen.” “Disa e kanë shumë vështirë, me instinktin e frikacakëve e kanë shumë vështirë të vishen me instinktin edhe të patriotit edhe të burrështetasit. Prandaj kjo e tregon se zoti Thaçi, edhe në atë kohë edhe sot, ka besim në drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë Behrami. Ai shtoi se ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka pasur katër ose pesëfish më tepër dosje se ndaj “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/06/2025 07:59 Behrami: Thaçi ka besuar dhe vazhdon të besojë në drejtësinë ndërkombëtare 11/06/2025 07:52 Trainkos: Studentët përfitojnë 50% zbritje në udhëtimet me tren 11/06/2025 07:42 Sindikata e RTK-së proteston sot për pagat

Lini një Përgjigje