Kryetari aktual i Prishtinës, që po mëton edhe një mandat, Përparim Rama, ka folur hapur mbi ato që ai i përshkruan si “shantazhe” nga Qeveria Kurti. Në Rubikon të Klan Kosova, Rama tha se ka pasur momente kur e kanë ftuar të bëhet pjesë e LVV-së në mënyrë që të mos ia bllokojnë projektet. Tutje, ai tha se Kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, ka dashur ta marrë edhe projektin e Lojërave Mesdhetare. “E ke parë edhe në Lojërat Mesdhetare. Përkundër faktit se unë, si kryetar i Kryeqytetit, jam ftuar të prezantoj dhe nënshkruaj, kanë ardhur kryeministri me ministra dhe kanë thënë ‘lëshoja kryeministrit, të mos e bëjmë këtë çështje politike, le ta prezanton ai’. Unë i falënderoj që kanë ardhur, kam menduar se kanë ardhur për përkrahje, por ata thanë ‘mos dil ti, se po del kryeministri, sepse përndryshe ne shkojmë dhe nuk e nënshkruajmë kontratën për të mbështetur investimet’ që është kërkuar të mbështeten”. Këtë situatë, ai e quajti shantazh, teksa theksoi se qeveria Kurti ka tentuar t’ia ndryshojë emrin Lojërave Mesdhetare Prishtina2030 në Kosova2030. Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat Brenda një viti të suksesshëm operimi në Prishtinë, Wolt sjell lajme të reja për Kosovën: Kompania teknologjike
Befason Rama shpall “Eja me neve, s’të bllokojmë”: , thotë se e ftuan t’i bashkohet LVV-së