Pollo ka përgëzuar palët e përfshira për këtë hap, duke theksuar se bëhet fjalë për një masë konkrete dhe të prekshme për qytetarët.
Megjithatë, ai ngre shqetësimin se Ballkani Perëndimor, megjithëse me popullsi më të vogël se Ukraina dhe gjeografikisht më pranë qendrës së Europës, vijon të mos përfitojë nga ky lehtësim i premtuar prej vitesh.
Pollo argumenton se këto objektiva janë të paarritshme për një sërë arsyesh, duke përmendur edhe problemet e qeverisjes në rajon.