Bayerni i mbijeton rikthimit të Augsburgut, merr fitoren e dytë radhazi në Bundesligë

Bayerni i mbijeton rikthimit të Augsburgut, merr fitoren e dytë radhazi në Bundesligë Bayern Munich ka arritur të marrë tri pikë të vlefshme në javën e dytë të Bundesligës, duke triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Augsburgut në një ndeshje që solli shumë intensitet dhe emocione deri në minutat e fundit.

Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 45+4, Luis Díaz realizoi për 0:2, duke i dhënë qetësi ekipit të Vincent Kompany.

Fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin e tretë, kur Michael Olise shënoi në minutën e 48-të, duke thelluar diferencën në 0:3.

Jakic ngushtoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa Komur e bëri edhe më dramatik takimin në minutën e 76-të, duke e çuar rezultatin në 2:3.

Përkundër presionit të vendasve në minutat e fundit, Bayern arriti të ruajë avantazhin dhe të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Pas kësaj ndeshjeje, Bayern Munich kryeson Bundesligën me gjashtë pikë, ndërsa Augsburg mbetet me tre pikë në vendin e pestë.

Bayerni i mbijeton rikthimit të Augsburgut, merr fitoren e dytë radhazi në Bundesligë Muriqi dhe Kumbulla startojnë ndaj Real Madridit, formacionet zyrtare Hyseni rikthehet te Llapi, Batatina me postim special Drita publikon orarin e ndeshjeve në Ligën e Konferencës, mësohet edhe data e përballjes me Shkëndijën në “Fadil Vokrri” Tri ndeshjet e para në La Liga, Atletico Madrid ende pa fitore Drama në “Old Trafford”: Man Utd fiton në minutat shtesë ndaj Burnleyt

Lini një Përgjigje