Pikat kryesore
- Barcelona është aq ekip i madh, dhe me aq përvojë në historinë e saj, saqë të lerë pas një humbje të hidhur siç ishte ajo në Champions, dhe të vazhdojë rrugën drejt titullit.
- Katalanasit fituan një sfidë e cila nuk ishte aspak e lehtë, pasi ishte një derbi, ndonëse u luajt në “Kamp Nou”.
- Suksesi 4-1 nuk la asnjë dyshim tek tifozët dhe ishte I merituar.
Ishte një festë, edhe pse vinte pas një fatkeqësie. Barcelona është aq ekip i madh, dhe me aq përvojë në historinë e saj, saqë të lerë pas një humbje të hidhur siç ishte ajo në Champions, dhe të vazhdojë rrugën drejt titullit. Katalanasit fituan një sfidë e cila nuk ishte aspak e lehtë, pasi ishte një derbi, ndonëse u luajt në “Kamp Nou”. Suksesi 4-1 nuk la asnjë dyshim tek tifozët dhe ishte I merituar. Ferran Torres ishte heroi kryesor me dy gola. Espanjoli shkurtoi shifrat në pjesën e dytë kur realizoi Lozano, dhe rrezikoi të barazonte, por vetëm kaq. Lamin Jamal i dha siguri të vetëve për fitoren në 87’ dhe Rashford mbylli llogaritë dy minuta më pas. Barça bëri të vetin një derbi vendimtar për të marrë një epërsi të madhe 7 javë para fundit!” “Liga është në xhep, – është thirrja e të përditshmes “Sport”, – Barça fiton derbin dhe bën një hap gjigand për të siguruar titullin!” Ekipi “blaugrana” ka 79 pikë ndaj 70 të Realit, ndërsa duhen edhe 7 javë deri në mbyllje të La Ligës. Tashmë, vëmendja është qind për qind e përqëndruar tek finalja mbi finalet, tek dueli I dytë çerekfinal I Championsit në fushën e Atletikos së Madridit, ndërsa ndeshja e parë u humbi 0-2 në shtëpi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rekordi “i përjetshëm” bavarez/ Bayern arrin kulmin e ri të golave në Bundesligë me 105 rrjeta Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin! Prokurimet publike/ Rama citon raportin e BE: Shqipëria, spikat në rajonin tonë!