Barazimi me durrsakët zbret Flamurtarin në Kategorinë e Parë

Barazimi me durrsakët zbret Flamurtarin në Kategorinë e Parë

Pikat kryesore

  • Në një ndeshje ku i duhej vetëm fitorja, vlonjatët barazuan 1-1 me Teutën, duke rënë kështu një kategori më poshtë.
  • Ndeshja nisi me tension nga të dyja skuadrat, ndërsa të parët në avantazh kaluan vlonjatët me anë të Raso-s në minutën e 12-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.
  • U duk se fitorja do t’i takonte Flamurtarit, por Teuta barazoi në minutën e 61-të dhe arriti ta mbrojë rezultatin deri në fund, duke marrë një pikë në Vlorë.

Flamurtari zbret në Kategorinë e Parë. Në një ndeshje ku i duhej vetëm fitorja, vlonjatët barazuan 1-1 me Teutën, duke rënë kështu një kategori më poshtë. Ndeshja nisi me tension nga të dyja skuadrat, ndërsa të parët në avantazh kaluan vlonjatët me anë të Raso-s në minutën e 12-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi. U duk se fitorja do t’i takonte Flamurtarit, por Teuta barazoi në minutën e 61-të dhe arriti ta mbrojë rezultatin deri në fund, duke marrë një pikë në Vlorë. Në minutat e fundit pati edhe një moment të diskutueshëm, ku Flamurtari kërkoi penallti për prekje të topit me dorë, por ajo nuk u akordua, duke sjellë tension te tifozët. Ndeshja u mbyll 1-1 dhe Flamurtari bie një kategori më poshtë. Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Andi Ribaj, ishte dukshëm i mërzitur, duke theksuar se tashmë do të mendohet për sezonin e ardhshëm. Ndërsa trajneri i Teutës u shpreh se ekipi i tij mori atë që kërkoi në Vlorë. Në fund pati edhe kontestime ndaj gjyqtarit Hamiti, i cili u largua nga stadiumi i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me furgon policie për të shmangur konfrontimet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi e madhe E pazakontë në Qipro, 70 për qind e pronave në një fshat blihen nga të huajt “Lufta do të ngadalësojë ekonominë”/ Sejko: Shtrenjtimi i karburanteve do të ndikojë në rritjen e inflacionit

Lini një Përgjigje