Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Pikat kryesore

  • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pasi doli nga mbledhja me kryetarët, dha një deklaratë për mediat.
  • Lidhur me kërkesat e opozitës për komisione hetimore, ai u shpreh se ato duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën.
  • Pra ato që të jenë në përputhje me Kushtetutën, që komisioni hetimor të mos mbivendoset me pushtetet e tjera dhe këtu i referohemi pushtetit gjyqësor dhe që kërkesa të fokusohet në një çështje të veçantë”, tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pasi doli nga mbledhja me kryetarët, dha një deklaratë për mediat. Lidhur me kërkesat e opozitës për komisione hetimore, ai u shpreh se ato duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. “Prej vitit 2003, kur Gjykata Kushtetuese në dy vendime pasuese, 20, 21, edhe në vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese është sqaruar shumë qartë se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të respektojnë disa parime. Është e vërtetë që një parim është i së drejtës së palës kërkuese, në rastin në fjalë të pakicës parlamentare, por se kjo kërkesë dhe përmbajtja e kërkesës duhet të shikohet në këndvështrimin që ka kufizime sa i përket përmbajtjes. Pra ato që të jenë në përputhje me Kushtetutën, që komisioni hetimor të mos mbivendoset me pushtetet e tjera dhe këtu i referohemi pushtetit gjyqësor dhe që kërkesa të fokusohet në një çështje të veçantë”, tha ai. Kutojmë se opozita kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për shembjen e disa akseve rrugore në vend. Konferenca ka rrëzuar kërkesën e opozitës, duke mos ngritur Komision Hetimor ndaj ARRSH-së. Duke qenë se nuk u arrit dakordësia, çështja i kalon për votim seancës të së enjtes. Partia Socialiste kërkoi që në rend dite të futet edhe projektligji për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, por kjo është kundërshtuar nga Partia Demokratike, duke argumentuar se Gjykata Kushtetuese rrëzoi numrin e komisioneve hetimore.

Lini një Përgjigje