Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Pikat kryesore

  • Taulant Balla u është bashkuar talljeve në rrjet për zgjedhjet në PD duke ndarë një foto ku me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, ka përmbledhur ‘garën’ e Sali Berishës.
  • Ky i fundit shfaqet në një ring boksi, në një përballe me ‘klonin’ e tij.
  • ‘Berisha 2’ është i veshur me të kuqe dhe në veshje ka vetëm emrin e tij.

Taulant Balla u është bashkuar talljeve në rrjet për zgjedhjet në PD duke ndarë një foto ku me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, ka përmbledhur ‘garën’ e Sali Berishës. Ky i fundit shfaqet në një ring boksi, në një përballe me ‘klonin’ e tij. ‘Berisha 2’ është i veshur me të kuqe dhe në veshje ka vetëm emrin e tij. Ndërsa ‘fituesi’ ka veshjen blu, simbolin e PD dhe titullin “Kryetar i PD.” Një arbitër i mban lart grushtin duke ‘simbolizuar’ fituesin, kurse Sali Berisha i veshur me të kuqe mbetet vetëm me mavijojsje. “Pas një gare tepër të fortë, fituesi”, shkruan Balla. Ndërkohë, pas tyre ka një poster ku shkruhet “Zgjedhjet në PD, kryetar pa rival.”

Lini një Përgjigje