Pikat kryesore
- Një nga momentet më të tensionuara dhe më delikate të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka qenë padyshim përplasja e ashpër mes Rogertit dhe Selinës.
- Këtë herë, loja kaloi kufijtë e shtëpisë, pasi në qendër të debatit u përfshi familja e banores.
- Gjatë një rrëfimi të transmetuar në Prime, Rogerti bëri një deklaratë të bujshme dhe shumë të rëndë për jetën personale të Selinës.
Një nga momentet më të tensionuara dhe më delikate të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka qenë padyshim përplasja e ashpër mes Rogertit dhe Selinës. Këtë herë, loja kaloi kufijtë e shtëpisë, pasi në qendër të debatit u përfshi familja e banores. Gjatë një rrëfimi të transmetuar në Prime, Rogerti bëri një deklaratë të bujshme dhe shumë të rëndë për jetën personale të Selinës. “Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. “Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. Pasi dëgjoi klipin live, reagimi i Selinës ishte i menjëhershëm. Ajo e mohoi kategorikisht këtë akuzë, duke e quajtur situatën qesharake dhe duke sqaruar se i ati jeton dhe punon i lirë jashtë shtetit. “Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. “Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. Ajo shtoi me krenari se nuk do ta kishte aspak për turp ta pranonte nëse do të ishte e vërtetë, pasi e konsideron atë një “figurë të mrekullueshme atërore”. Përplasja agravoi kur Rogerti vazhdoi të insistonte, duke e pyetur se në cilin shtet jeton dhe duke u mbrojtur me faktin se burimi i tij ishte një e afërm e saj. E revoltuar nga kjo ndërhyrje, Selin refuzoi t’i jepte llogari: “Të detyrohem një shpjegim unë se ku jeton im atë? Familjen time e dua shumë… padashje është bërë pjesë e kësaj eksperience. ”