Babai dhe dy djemtë, njëri polic, përfshihen në sherr masiv në Gramsh. AMP nis hetimet

Babai dhe dy djemtë, njëri polic, përfshihen në sherr masiv në Gramsh. AMP nis hetimet

Pikat kryesore

  • Babai dhe dy djemtë, njëri polic, përfshihen në sherr masiv në Gramsh.
  • Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F.
  • Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E.

Babai dhe dy djemtë, njëri polic, përfshihen në sherr masiv në Gramsh. AMP nis hetimet Sherr masiv në Gramsh. Dje rreth orës rreth orës 17:00, dyshohet se shtetasit E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57 vjeç (punonjës policie). Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllain e tij F. A.(punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. loading…

Lini një Përgjigje