Avokati Xhevdet Smakiqi shpall Smakiqi: Heshtja e pushtetit aktual ndaj gjykimit në Hagë,…

Avokati Xhevdet Smakiqi shpall Smakiqi: Heshtja e pushtetit aktual ndaj gjykimit në Hagë,…

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kritikuar heshtjen e pushtetit aktual ndaj gjykimit që po ndodh në Hagë ndaj ish krerëve të UCK-së. Ai këtë heshtje e cilësoi si dyftyrësi kombëtare duke përmendur rastet e korrupsionit që Vetëvendosje kishte mbrojtur, veçanërisht atë të Martin Berishaj. “E vlerësojmë si një dyftyrësi të madhe edhe politike edhe kombëtare, nacionale por edhe shtetërore sepse kur është puna për të mbrojtur të dyshuarit për korrupsion, Kryeministri dhe Presidentja sic është rasti i Martin Berishaj jo vetëm që e mbrojnë të dyshuarin por edhe ndëërhyjnë në punët e drejtësisë së Kosovës”, tha ai. “Ndërkohë që në Hagë po zhvillohet një luftë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për vitin 1999 dhe duke ditur që Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale kanë pranuar prova materiale nga UDB-ja e Millosheviqit do të duhej që Presidenca dhe Qeveria të paktën të deklaroheshin për të qenë në anën e luftës çlirimtare. E them edhe njëherë atje po bëhet një betejë juridike ndërmjet Serbisë së vitit 1999”,- shtoi ai. Tutje, Smakiqi për GazetaBlic foli edhe për rolin që mund ta kenë dëshmia e James Rubin dhe ish oficeri britanik në vendimin e Gjykatës Speciale për ish krerët në Hagë. “E para punës nuk do të vërtetohet kurrsesi ndërmarrja e përbashkët kriminale dhe nuk mund të vërtetohet përgjegjësia komanduese për arsye se ushtria çlirimtare e Kosovës nuk ishte ushtri e rregullt por ushtri vullnetare dhe në aktgjykimin e Haradinaj dhe Limaj në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi është vërtëtuar nga kjo gjykatë që është e nivelit më të lartë ndërkombëtar që ushtria çlirimtare e Kosovës nuk kishte përgjegjësi komanduese”- tha Smakiqi. “Rrjedhimisht mbi këtë bazë dhe dëshmitë e James Rubin dhe këshiltarëve britanikë dhe amerikanë, nënkupton që UCK-ja kishte qëllim të vetëm çlirimin e Kosovës dhe ishte aleate e NATO-s”- përfundoi ai. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,

Lini një Përgjigje