Autoritet Kontraktuese: Komuna e Lipjanit del me njoftim për kontratën e renovimit të…

Autoritet Kontraktuese: Komuna e Lipjanit del me njoftim për kontratën e renovimit të…

Pikat kryesore

  • Komuna e Lipjanit ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën publike “Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve në IEA”, raporton GazetaBlic.
  • Por sipas njofitmit të Komunës, thuhet se interpretimi nga kandidati i VV është tërësisht jo profesional dhe për konsum të fushatës elektorale me tendencë të dezinformimit të publikut.

Komuna e Lipjanit ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën publike “Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve në IEA”, raporton GazetaBlic. Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Komunës, thuhet se Komuna e ka publikuar njoftimin për Kontratë në E-Prokruim, ku edhe është e vetmja platformë apo sistem zyrtar i Prokurimi ku Autoritet Kontraktuese kanë obligim ti procedojnë aktivitetet e prokurimit. Sipas njoftimit, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurimin Publik dhe rregulloren për Prokurim Publik, nëpërmjet platformës zyrtare E-Prokurimi, ku janë pranuar gjashtë oferta elektronike. Por sipas njofitmit të Komunës, thuhet se interpretimi nga kandidati i VV është tërësisht jo profesional dhe për konsum të fushatës elektorale me tendencë të dezinformimit të publikut. Duke shtuar se asnjë dispozitë ligjore nuk ndalon ish-zyrtarët e komunës të marrin pjesë në tenderime, për sa kohë janë në përputhje me ligjin Sqarim në lidhje me Kontratën Publike Kornize me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve ne IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1. Autoriteti Kontraktues Komuna e Lipjanit ka publikuar Njoftimin për Kontratë në E-Prokruim, ku edhe është e vetmja platformë apo sistem zyrtar i Prokurimi ku Autoritet Kontraktuese kanë obligim ti procedojnë aktivitetet e prokurimit.

Lini një Përgjigje