Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur…

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur…

Pikat kryesore

  • Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje.
  • I riu u kap nga uniformat blu duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.
  • Sipas hetimeve dyshohet se 26-vjeçari gjatë muajve mars-prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme.

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje. I riu u kap nga uniformat blu duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë. Sipas hetimeve dyshohet se 26-vjeçari gjatë muajve mars-prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç. Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje