Pikat kryesore
- Mesnatën e kësaj të hëne, 18 maj, rreth orën 00:30 në zonën e Shkozës mbeti i plagosur efektivi i policisë, 30-vjeçari Anxhelo Kumaraku.
- Ai mori dy plumba në këmbë nga dy autorët të cilët janë në kërkim nga policia.
- Sipas burimeve të gazetares së Bleona Sari, dyshohet se shënjestër e këtij atentati ishte fqinji i tij, i cili ndodhej në arrest shtëpie.
Mesnatën e kësaj të hëne, 18 maj, rreth orën 00:30 në zonën e Shkozës mbeti i plagosur efektivi i policisë, 30-vjeçari Anxhelo Kumaraku. Ai mori dy plumba në këmbë nga dy autorët të cilët janë në kërkim nga policia. Sipas burimeve të gazetares së Bleona Sari, dyshohet se shënjestër e këtij atentati ishte fqinji i tij, i cili ndodhej në arrest shtëpie. Ndërkaq gazetarja Xhoana Çallaku raporton për gjendjen shëndetësore te efektivit. Ajo raporton se ai ka marrë dy plagë, në këmbë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!