Atentati ku u vra Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij, verifikimi që mund të çojë në…

Atentati ku u vra Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij, verifikimi që mund të çojë në…

Pikat kryesore

  • Policia e Lezhës, ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
  • Sipas burimeve, njëra prej mjeteve është me ngjyrë të zezë dhe tjetra ngjyrë gri.
  • Raportohet se hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve.

Policia e Lezhës, ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Sipas burimeve, njëra prej mjeteve është me ngjyrë të zezë dhe tjetra ngjyrë gri. Raportohet se hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve. Dyshohet se në këto mjete kanë qenë katër persona, të cilët kanë ndjekur për disa kilometra automjetin tip “Audi Q7” që drejtohej nga 39-vjeçari. Sipas verifikimeve, ka rezultuar se njëri prej automjeteve i ka prerë rrugën viktimës dhe më pas nga dy prej autorëve është hapur zjarr me breshëri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 40 gëzhoja. Pas krimit, autorët janë larguar në drejtim të Torovicës, një zonë që ofron disa dalje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit. Për zbardhjen e këtij atentati, hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, por më kryesorja është ajo e hakmarrjes për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vite më parë, ku Kreshnik Mujeci, dyshohej si i përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit, në Shkodër, ngjarje për të cilën nuk është dënuar. Pas atentatit, kontrolle janë ushtruar në disa banesa në Torovicë, Malecaj dhe Balldre.

Lini një Përgjigje