Pikat kryesore
- Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti, është shitur tek Al Diriah në Arabinë Saudite.
- Klubi sapo është ngjitur në elitë, ndërsa ka paguar 3 milionë euro për transferimin.
- “Al Diriah ka arritur marrëveshjen verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta.
Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti, është shitur tek Al Diriah në Arabinë Saudite. Klubi sapo është ngjitur në elitë, ndërsa ka paguar 3 milionë euro për transferimin. “Al Diriah ka arritur marrëveshjen verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Shifra e transferimit është 3 milionë euro, ndërsa kontrata e vlefshme deri në vitin 2028 për qendërmbrojtësin siç konfirmojnë burimet në Arabinë Saudite” , shkruan Fabricio Romano. Gjimshiti kishte edhe një vit të mbetur kontratë. Nga Atalanta largohet si legjendë ndërsa u transferua në janarin e vitit 2016. Kapiteni i Kombëtares largohet me kujtimin e 334 ndeshjeve. Gjatë kësaj kohe shënoi 11 gola dhe asistoi 10 të tjerë. 33-vjeçari nuk qëndroi në ekipin e Mauricio Sarrit. Ky i fundit preferon mbrojtjen me katër lojtarë, e cila nuk i përshtatej plotësisht Gjimshitit. Për Gjimshitin bëhet eksperienca e parë jashtë Europës. Më parë ka luajtur në Zvicër dhe Itali.