Pikat kryesore
- Është identifikuar dhe arrestuar nga policia autorin i dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj, në Rrogozhinë.
- Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.
- Ndërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit.
Është identifikuar dhe arrestuar nga policia autorin i dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj, në Rrogozhinë. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dje, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke me pemë në fshatin Lekaj, që rrezikonte edhe banesat e zonës, ndërhynë menjëherë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, për fikjen e zjarrit. Ndërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit. Nga këqyrja e zonës u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit N. U., kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., banues në fshatin Lekaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tre turistë gjermanë humbën në malin e Çikës, gjenden pas disa orësh nga ekipet e shpëtimit Monitorimi ajror i territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita pret Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia di Finanza Të shtënat e dyshuara nga jahti në Himarë/ Disa të shoqëruar