Mashtronin të huajt të rikuperonin paratë e humbura në Call Center, Prokuroria dërgon në…

Mashtronin të huajt të rikuperonin paratë e humbura në Call Center, Prokuroria dërgon në…

Pikat kryesore

  • Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Klaudio Sulejmënin, Franko Karemanin dhe Eriglen Arapin, të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Moskallëzim i krimit”.
  • Sipas Prokurorisë, hetimet nisën pas informacioneve operative për funksionimin e një “call center” të paligjshëm në zonën e Zallit, Selitë, në Tiranë.
  • Gjatë kontrollit në ambientet e dyshuara, u konstatuan të akuzuarit dhe punonjës të tjerë të vendosur në poste pune të organizuara si zyra.

Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Klaudio Sulejmënin, Franko Karemanin dhe Eriglen Arapin, të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Moskallëzim i krimit”. Sipas Prokurorisë, hetimet nisën pas informacioneve operative për funksionimin e një “call center” të paligjshëm në zonën e Zallit, Selitë, në Tiranë. Gjatë kontrollit në ambientet e dyshuara, u konstatuan të akuzuarit dhe punonjës të tjerë të vendosur në poste pune të organizuara si zyra. Nga hetimet rezultoi se Klaudio Sulejmëni dhe Franko Karemani rekrutonin punonjësit dhe i trajnonin për një skemë mashtrimi të njohur si “Recovery”. Sipas organit të akuzës, ata telefononin shtetas të huaj që kishin humbur para në investime ose skema të tjera mashtruese, duke u premtuar se do t’i ndihmonin t’i rikuperonin fondet e humbura. Prokuroria thotë se agjentët mblidhnin informacione mbi viktimat, mënyrën se si kishin humbur paratë dhe kompanitë me të cilat kishin bashkëpunuar më parë. Më pas, klientët lidheshin me të ashtuquajturit “ekspertë”, ndërsa komunikimi vijonte nga Sulejmëni dhe Karemani. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka dërguar në gjyq Klaudio Sulejmënin dhe Franko Karemanin për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa Eriglen Arapin për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Dy operacione në aksin Librazhd–Elbasan/ Arrestohen tre persona, transportonin 24 emigrantë të paligjshëm Netanyahu: Izraeli nuk ka pranuar planin e SHBA për Gazën, kërkohet çarmatimi i plotë i Hamasit Incident për Igli Taren në Itali, i vidhet çanta në udhëtimin me tren drejt Romës

Lini një Përgjigje