Asociacioni, tërhiqen serbët/ Lista Serbe: Është vendim politik!

Asociacioni, tërhiqen serbët/ Lista Serbe: Është vendim politik!

Pikat kryesore

  • Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë.
  • Ata paralajmëruan një “shqyrtim të hollësishëm të gjendjes së trashëguar juridike dhe financiare, në mënyrë që në periudhën e ardhshme të merren vendime në përputhje me ligjin dhe në interesin më të mirë të qytetarëve”.
  • Nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë, këto komuna iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës verën e vitit 2023.

Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë. Ata paralajmëruan një “shqyrtim të hollësishëm të gjendjes së trashëguar juridike dhe financiare, në mënyrë që në periudhën e ardhshme të merren vendime në përputhje me ligjin dhe në interesin më të mirë të qytetarëve”. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, duke arsyetuar kërkesën për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, tha se kjo kurrë nuk ka qenë dëshirë e popullsisë serbe në këtë komunë dhe se bëhej fjalë për një “vendim politik”. Nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë, këto komuna iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës verën e vitit 2023. Ky asociacion vepron si organizatë joqeveritare me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mbrojtjes së interesave të anëtareve të saj, por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë më heërt indikacionet për këtë veprim, duke vlerësuar se komunat duhet të ishin pjesë e një asociacioni të komunave me shumicë serbe. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Koha për rezistencë”/ Shpërndahen fletëpalosje në Veri, Kurti ndërton ura KQZ: Më 21 prill votohet për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës Këtë të premte afati i fundit për largimin e strukturave ilegale nga objekti në Mitrovicë të Veriut

Lini një Përgjigje