Tenderi i AKSHI, lihen në fuqi masat/ Linda Karçanaj qëndron në “arrest shtëpie”

Tenderi i AKSHI, lihen në fuqi masat/ Linda Karçanaj qëndron në “arrest shtëpie”

Pikat kryesore

  • Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj.
  • I përfshirë në këtë grup kriminal rezulton edhe zv Drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë pezullim nga detyra dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj. Masat kanë mbetur në fuqi masat edhe për 5 personat. Me urdhër të SPAK, më 16 dhjetor, Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ka lënë në “Arrest Shtëpie”, drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri të cilët kanë fituar dhjetëra tendera nga Mirlinda Karacana tek AKSHI-, janë në kërkim, pasi ndaj tyre është lëshuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, por gjatë kontrolleve orët e para të mëngjesi të se martës nuk janë gjetur. I përfshirë në këtë grup kriminal rezulton edhe zv Drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë pezullim nga detyra dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Ndërkohë masë sigurie “arreste në shtëpi” është dhënë për Hava Delibashi, zëvëndësen e Mirlinda Karacanes, masa ndalim për të dalë jashtë vendit për biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Arrestohet Linda Karçanaj/ Izolim në shtëpi. Pranga për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin “Ky sulm kibernetik nuk kishte ndodhur ndonjëherë në vendin tonë”, drejtoresha e AKSHI-t: 14 ditë punë, pa vënë gjumë në sy Skandali me pagat, drejtoresha e AKSHI-t hedh “topin” e numrave të telefonit: Nuk doli nga shteti

Lini një Përgjigje