Asociacioni i Komunave për kërcënimet e Kurtit lidhur me buxhetin: Fyerje direkte për…

Asociacioni i Komunave për kërcënimet e Kurtit lidhur me buxhetin: Fyerje direkte për…

Pikat kryesore

  • Në reagimin e këtij asociacioni thuhet se këto deklarata përbëjnë fyerje të drejtpërdrejtë për kryetarët.
  • “Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2021 e deri më sot, asnjë Kryetar Komune nuk është me aktakuzë për vjedhje.
  • Në anën tjetër, në nivel qendror ka raste të zyrtarëve, përfshirë edhe ministra apo zëvendësministra, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë për deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat sipas asociacionit, përmbajnë gjuhë fyese dhe paragjykuese ndaj kryetarëve të komunave. Në reagimin e këtij asociacioni thuhet se këto deklarata përbëjnë fyerje të drejtpërdrejtë për kryetarët. “Deklarata e z.Kurti se “nuk do t’u jap para Kryetarëve që nuk dinë të punojnë apo që vjedhin” përbën jo vetëm një fyerje të drejtpërdrejtë për Kryetarët e Komunave dhe ata që janë në proces të zgjedhjes, të zgjedhur me votë të lirë, por edhe një cënim të parimeve themelore të barazisë institucionale dhe të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës”. “Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2021 e deri më sot, asnjë Kryetar Komune nuk është me aktakuzë për vjedhje. Në anën tjetër, në nivel qendror ka raste të zyrtarëve, përfshirë edhe ministra apo zëvendësministra, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza. Prandaj, përgjithësime të tilla pa bazë faktike dëmtojnë padrejtësisht imazhin e pushtetit lokal dhe besimin e qytetarëve në institucionet komunale”. AKK-ja gjithashtu rikujton se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Kryetarë nga të gjitha subjektet politike, pa balotazh, pra kjo është dëshmi e qartë e besimit të drejtpërdrejtë dhe të gjerë që qytetarët kanë ndaj udhëheqësve lokalë. Prandaj, është e arsyeshme të pyetet: a i përfshijnë deklaratat e Kryeministrit edhe këta Kryetarë të zgjedhur që në raundin e parë, përfshirë edhe ata nga partia e VV-së?”, thuhet në reagim. AKK-ja ka thënë gjithashtu se vlerëson se ndarja e buxhetit është çështje e rregulluar me ligje e jo çështje dëshire e as mundësi për konsum elektoral. “Shumica e Kryetarëve kanë qenë të pakënaqur me mënyrën e ndarjes së investimeve kapitale nga niveli qendror, të cilat bëhen nga ministritë e linjave. Këto investime nuk ndahen sipas formulave ligjore, ashtu siç ndahen grantet qeveritare, por sipas vendimeve politike dhe kritereve selektive, përfshirë ato partiake dhe etnike, duke krijuar pabarazi të dukshme mes komunave dhe duke cenuar parimin e trajtimit të barabartë. I nderuar z. Kurti, fondet publike janë të qytetarëve dhe ndahen për komunat sipas ligjeve në fuqi, jo sipas preferencave politike apo përkatësive etnike”. “Ato duhet të shpërndahen me kritere të qarta, të barabarta dhe transparente, në përputhje me ligjin dhe me frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional. AKK-ja apelon për respekt institucional, dialog konstruktiv dhe bashkëpunim ndërmjet niveleve të qeverisjes, në funksion të forcimit të demokracisë lokale dhe përmbushjes së standardeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Pushteti lokal nuk kërkon privilegje, por respektim të ligjit dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunat, pavarësisht përkatësive politike apo etnike”, përfundon reagimi i AKK-së. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 10:15 Gjini e hap fushatën në një mënyrë të veçantë, ka një premtim të madh për Gjakovën 11/03/2025 10:14 Konfiskohen dy lopë dhe një viç në Prishtinë – njëra e regjistruar me numër të Serbisë 11/03/2025 10:13 Muharremi: Nacionalizmi negativ është bërë pengesë për vendin

Lini një Përgjigje