Një diskutim i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka shkaktuar tensione mes banorëve, pas një deklarate të bërë nga Artani.
Gjatë një bisede në grup, ku ishte e pranishme edhe Brikena, ai përdori një frazë nga filmi i njohur shqiptar Vdekja e kalit, duke thënë me ironi:
“Vdekja e kalit, vdekja e kalit kur i tha ‘Bushtra, desh të më provokonte’. E keni parë filmin?”
Kjo deklaratë shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Brikenës, e cila kërkoi sqarim për qëllimin e këtij citimi:
“Qysh? Çfarë ka lidhje kjo ‘Bushtra desh të më provokonte?’”
Situata nuk mbeti vetëm brenda shtëpisë. Familjarët e Brikena, të cilët menaxhojnë profilet e saj në rrjetet sociale, reaguan publikisht duke e dënuar ashpër këtë moment dhe duke e konsideruar të papërshtatshëm përdorimin e një gjuhe të tillë, edhe në kontekst ironik.
Ky episod ka hapur sërish debat mbi kufijtë e komunikimit dhe përdorimin e referencave nga filmat apo kultura pop brenda formateve si Big Brother VIP Albania 5, ku çdo deklaratë interpretohet dhe analizohet gjerësisht nga publiku.