Pikat kryesore
- Të njëjtit dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti për votim.
- Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
- Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit.
string(87) “arrestohen-dy-persona-ne-fushe-kosove-dyshohen-per-marrje-dhe-dhenie-ryshfeti-per-votim” Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti për votim Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë. Të njëjtit dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti për votim. Ndalohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin Prishtinë, 9 nëntor 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit. Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti për votim Osmani pasi votoi: Jam besimplotë se sot do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e vet Konjufca: Nuk e di sa i kam gjasat të bëhem kryeministër – formimi i Qeverisë s’varet nga VV, por nga partitë opozitare Krasniqi: Aktivisti i LDK’së nuk shkeli rregullat zgjedhore, veprimi i Sveçlës i papranueshëm LDK i reagon Sveçlës: E fotografoi aktivistin tonë pa pëlqimin e tij, shenjë e panikut Grupet e organizuara të serbëve të Kllokotit drejtohen drejt kutive të votimit nën udhëheqjen e Listës Serbe