Pikat kryesore
- Skuadra kurbinase e Laçit ka regjistruar një fitore të pastër në transfertën miqësore ndaj Flamurtarit, me sfidën e zhvilluar në stadiumin e vlonjatëve që përfundoi në shifrat 0-2.
- Ndeshjen e zhbllokoi mbrojtësi Arlind Kurti, i cili shënoi golin e parë për miqtë.
- Më pas, Sandër Kalaja dyfishoi rezultatin, duke vulosur suksesin dhe konfirmuar epërsinë e kurbinasve në këtë përballje.
Skuadra kurbinase e Laçit ka regjistruar një fitore të pastër në transfertën miqësore ndaj Flamurtarit, me sfidën e zhvilluar në stadiumin e vlonjatëve që përfundoi në shifrat 0-2. Ndeshjen e zhbllokoi mbrojtësi Arlind Kurti, i cili shënoi golin e parë për miqtë. Më pas, Sandër Kalaja dyfishoi rezultatin, duke vulosur suksesin dhe konfirmuar epërsinë e kurbinasve në këtë përballje. Për trajnerin Qatip Osmani kjo paraqitje përbën një mesazh shumë pozitiv, teksa skuadra e tij mori një fitore me vlerë karakteri. Në anën tjetër, futbollistët vendës nuk iu përgjigjën dot urdhrave të Oltijon Kërnajës, i cili nuk arriti të dilte me sukses në këtë provë.