Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Pikat kryesore

  • ”Mes tetorit 2024 dhe shtatorit 2025, temperaturat ishin 1,6 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991–2020”, sipas raportit vjetor për Arktikun, i cili mbështetet në të dhëna që datojnë që nga viti 1900.
  • Viti i analizuar nga NOAA përfshin vjeshtën më të ngrohtë, dimrin e dytë më të ngrohtë dhe verën e tretë më të ngrohtë në Arktik që nga viti 1900.
  • Ky rajon, i cili përfshin Polin e Veriut, ndikohet nga një fenomen i quajtur ”amplifikim arktik”, që bën që ai të ngrohet më shpejt se gjerësitë gjeografike mesatare.

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, sipas një raporti të publikua sot nga Agjencia Amerikane për Vëzhgimin Oqeanik dhe Atmosferik (NOAA), i cili paraqet një tablo alarmante për këtë rajon veçanërisht të ekspozuar ndaj pasojave të ngrohjes globale. ”Mes tetorit 2024 dhe shtatorit 2025, temperaturat ishin 1,6 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991–2020”, sipas raportit vjetor për Arktikun, i cili mbështetet në të dhëna që datojnë që nga viti 1900. Tom Ballinger, bashkautor i studimit dhe studiues në Universitetin e Alaskës tha se ishte alarmante të shihej një ngrohje e tillë në një periudhë kaq të shkurtër, duke e cilësuar këtë prirje të paprecedent ndoshta edhe për mijëra vjet. Viti i analizuar nga NOAA përfshin vjeshtën më të ngrohtë, dimrin e dytë më të ngrohtë dhe verën e tretë më të ngrohtë në Arktik që nga viti 1900. Ky rajon, i cili përfshin Polin e Veriut, ndikohet nga një fenomen i quajtur ”amplifikim arktik”, që bën që ai të ngrohet më shpejt se gjerësitë gjeografike mesatare. Ky mekanizëm lidhet me disa faktorë, përfshirë humbjen e dëborës dhe të akullit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! I nxehti ekstrem/ Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra njerëz të evakuuar Parashikimi i motit, dita e premte me mot të kthjellët dhe temperatura të larta Parashikimi i motit, kthjellime e vranësira të pakta gjatë ditës

Lini një Përgjigje