“Një grua, kandidate e PD për kryetare bashkie në Tiranë? Arbër Hitaj zbulon emrin që përflitet / Noka: Do i shtrijmë dorën të gjithë atyre që ndihen opozitarë Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në Log ka zbuluar emrin e përfolur për kandidate nga kampi blu, në garën për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Sipas tij përflitet për Edlira Çepanin, bashkëshortja e deputetit të ndjerë Gert Bogdani. Hitaj tha se një duel zonjash nga PD e PS. Hitaj tha se kjo do të sillte një fushatë të qetë, qytetare. ‘Flitet për zonjën Edlira Çepani, një zonjë dinjitoze, e keni apo jo”, pyeti gazetari Hitaj përfaqësuesin e PD, Flamur Noka. Por, sekretari i Përgjithshëm në PD, tha se ndryshe nga PS që funksionon si bunker, në PD kandidaturat do të diskutohen me të gjithë aleatët e opozitës. Sipas tij, nuk ka rëndësi emri pasi përbën skup, por kjo ka shkaktuar reagim nga moderatori Endri Xhafo në studio bashkë me analistët duke e quajtur të domosdoshme emrin ose identikitin e kandidatit. “Duhet të dilni me një qasje, zgjedhjet mund të jenë në nëntor”, tha Lita. “Erion Veliaj është arrestuar që në shkurt, ndaj ju duhet të ishit përgatitur për të gjetur kandidatin për zgjedhjet”, tha Xhafo. loading…
Arbër Hitaj shpall “Një grua, kandidate e PD për kryetare bashkie në Tiranë? zbulon emrin…