Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Pikat kryesore

  • Anulimi i seancës u konfirmua nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Gazmend Bahtiri, ku u tha se prokurori Hamiti kërkoi anulimin e seancës për arsye personale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
  • Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.
  • K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë.

Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë Me kërkesë të prokurorit të rastit Armend Hamiti, është anuluar seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit Nika po akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë. Anulimi i seancës u konfirmua nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Gazmend Bahtiri, ku u tha se prokurori Hamiti kërkoi anulimin e seancës për arsye personale, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm. Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK. Me këtë, i akuzuari Endrit Nika akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/30/2025 09:44 Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë 10/30/2025 09:41 1344 ditë luftë, Rusia godet Ukrainën me raketa e dronë – raportohet për viktima 10/30/2025 09:36 Varroset sot veterani i UÇK-së, i cili vdiq në Itali

Lini një Përgjigje