Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit…

Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit…

Pikat kryesore

  • Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ankimoi denimin e tij me 1 vit burg.
  • Burime bene me dije se vendimi është marrë sot nga anetaret e Gjykates Kushtetuese pas verifikimit paraprak të materialeve dhe do të realizohet mbi bazë dokumentesh në seancë plenare.
  • Dënimi i tij është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ankimoi denimin e tij me 1 vit burg. Burime bene me dije se vendimi është marrë sot nga anetaret e Gjykates Kushtetuese pas verifikimit paraprak të materialeve dhe do të realizohet mbi bazë dokumentesh në seancë plenare. Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve gjyqësore që lidhen me dënimin e tij me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë, në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”. Dënimi i tij është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Padia u regjistrua në Gjykatën Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tashmë është caktuar edhe relatorja e çështjes, e cila do të ndjekë procedurat për shqyrtimin e mëtejshëm të saj. Ervin Salianji: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 28.01.2026 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lini një Përgjigje