Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe…

Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe…

Pikat kryesore

  • Sipas Andonit, qeveria shqiptare ka kuptuar rëndësinë e burokracisë teknike që kërkon Bashkimi Evropian në procesin e integrimit.
  • “Në atë që thotë BE, është burokracia teknike dhe Rama me stafin e tij e ka kuptuar këtë” , deklaroi ai.
  • Megjithatë, ai paralajmëroi se situata e favorshme për Shqipërinë mund të mos zgjasë përgjithmonë, pasi Bashkimi Europian sheh me shqetësim realitetin e sistemit të drejtësisë në vend.

Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe perspektivën e integrimit europian, duke theksuar se Brukseli vlerëson përparimin teknik të vendit, por mbetet kritik ndaj zbatimit të reformave dhe gjendjes së drejtësisë. Sipas Andonit, qeveria shqiptare ka kuptuar rëndësinë e burokracisë teknike që kërkon Bashkimi Evropian në procesin e integrimit. “Në atë që thotë BE, është burokracia teknike dhe Rama me stafin e tij e ka kuptuar këtë” , deklaroi ai. Megjithatë, ai paralajmëroi se situata e favorshme për Shqipërinë mund të mos zgjasë përgjithmonë, pasi Bashkimi Europian sheh me shqetësim realitetin e sistemit të drejtësisë në vend. “150 mijë dosje flenë në drejtësinë tonë dhe gjithë pesha e asaj që dëgjojmë janë gjyqet ndaj figurave politike. Janë qindra mijëra dosje që presin” , tha ai. Sipas Andonit, Brukseli e vlerëson anën teknike dhe njohjen e ligjeve nga administrata shqiptare, por problem mbetet zbatimi konkret i reformave. “BE do zbatimin. Zbatimi janë dosjet stok në gjykata, çështjet që nuk shkojnë si duhet në procese gjyqësore dhe korrupsioni i frikshëm që ekziston” , përfundoi analisti.

Lini një Përgjigje