Anatomia e aromës Titulli i takon një poezie Titulli i takon një poezie

Anatomia e aromës Titulli i takon një poezie

Pikat kryesore

  • Titulli i takon një poezie të autorit të njohur Danilo Kish, një nga shkrimtarët e spikatur ballkanas të kohëve moderne, por që për fat të keq nuk gdhiu dot në agun e shekullit XXI.
  • Atëbotë, ai u shqua jo thjesht për një zë të veçantë në letërsi, por edhe nga hapja e horizonteve në teknikën e narracionit dhe sidomos më thellësinë e tematikave.
  • Formimi, liria dhe vetëdija e ndihu në qëllimin e tij, kurse shëndeti e privoi nga arritje më të mëdha.

Titulli i takon një poezie të autorit të njohur Danilo Kish, një nga shkrimtarët e spikatur ballkanas të kohëve moderne, por që për fat të keq nuk gdhiu dot në agun e shekullit XXI. Atëbotë, ai u shqua jo thjesht për një zë të veçantë në letërsi, por edhe nga hapja e horizonteve në teknikën e narracionit dhe sidomos më thellësinë e tematikave. Formimi, liria dhe vetëdija e ndihu në qëllimin e tij, kurse shëndeti e privoi nga arritje më të mëdha. Shumë vite pas vdekjes së tij (1989), ishte radha e Filip David t’i kthente nderimin, por këtë herë postmortum: “Ai ishte i tmerruar nga budallallëku njerëzor po aq sa nga pakujdesia dhe pandershmëria”. Duhet të theksohet se marrëdhënia midis aromës dhe politikës mund të duket si diçka e errët dhe e vështirë për t’u lidhur por një sërë studimesh, mbushur me referime nga letërsia dhe filozofia, tregojnë shumë elementë lidhur me aromën, ku lindin qartë pyetje rreth lirisë dhe kufizimit në politikë, ashtu si edhe dallimeve të mëdha sociale dhe sidomos ontologjike. Ruso e përshkruante nuhatjen si “shqisa e imagjinatës” . Aromat, sipas tij, ndikonin shumë më tepër në imagjinatë sesa kapeshin prej shqisave, veçse ato mund të bëhen shumë domethënëse nëse do të përfshiheshin t’lidhura me pasionet dhe emocionet humane. Do duheshin studime më vonë të hapnin horizonte të reja në këtë lëmë. Aromat në kohë të ndryshme në Shqipëri nuk është se kanë pasur të bëjnë vetëm me statusin higjenik të klasave por edhe privimet e zhvillimit në izolim të vendit, shtuar edhe me një lloj diferencimi politik, ku synon të shkojë argumentimi ynë modest. Kufizimet e gjërave të të ashtuquajturave të luksit luajtën rol, për një lloj ngurtësie që kishte individi ynë, ndërsa mitizimi i aromës (kryesisht asaj që vinte nga jashtë në forma të ndryshme) e shfytyroi disi vlerën. Në rastin tonë, do shkojmë tek nuhatja që lidhet me erën e pushtetit dhe konfuzionin e saj. E tillë është sak koha jonë, ajo që Lea Ypi, një studiuese e njohur shqiptare e quan “Epoka e Mosarsyes!” dhe ku aroma dhe nuhatja s’janë më veç fenomene fiziologjike, por shkojnë shumë më tepër. Vetë nuhatja përmban në kuptimin ontologjik, elementë ku njeriu ndjen diferencën dhe veçimin. Këtu zhvendosemi në një rrafsh tjetër atë politik. Nëse, sipas Aristotelit, njerëzit mund të konsiderohen nga natyra si kafshë politike dhe marrin pjesë aktive në jetën politike, meqenëse flasin përmes simbolikave dhe kodeve të caktuara, ata janë politikisht të përfshirë edhe si qenie nuhatëse (që /perceptojnë), pavarësisht nga qenësia e tyre si qytetarë. Politika, nga sipër, e përcjell këtë ndjesi duke e nuhatur interesin ndaj pushtetit dhe format që shpërhapen prej tij. A ka përcjellje të ndryshme nga nuhatja që individi ndjen për fenomenin e korrupsionit, tjetërsimit të individit apo më shumë akoma i nepotizmit? Është një nuhatje tjetër, e cila lidhet jo me aromën, por të asaj që pushteti i sotëm Rama grish ndaj njerëzve që e kërkojnë karrierën dhe janë gati të tjetërsohen vetëm për të mbajtur një shpurë të pamëshirë në pushtet. Ashtu si ka një lloj nuhatje se ku mund të preket më lehtë për të përfituar pasuritë e vendit dhe ku kemi reagimin e njerëzve që e kanë humbur nuhatjen sesi pasuritë kombëtare mund të trajtohen si duhet dhe ta begatonin vendin. Pjesa e parë e kultivon nuhatjen sepse duke u përfshirë ose pasur të njëjtën aromë me një grup tjetër, e ka më lehtë të qëndrojë në pushtet dhe të përfitojë prej tij. Skandalet e fundit të AKSH-it kanë shënjuar grupe të tëra që identifikohen me njëri-tjetrin dhe që kanë të njëjtën qasje për zhvatjen e vendit, ashtu si nga ana tjetër skandali me drejtorët e Bashkisë për paranë publike, për të mos përmendur skema të tëra korrupsioni, ku nuhatja abstrakte e pasurisë prevalon mbi gjithçka. Dhe, mbetet grupi i dytë, që si individë politikë janë të privuar nga kjo lloj nuhatje, sepse emocioni që prodhon ko gjendje është e padenjë dhe e panuhatshme (perceptueshme) për ta. E njëjta aromë pushteti, përcillet ndryshe. Dy studiues të njohur, Horkheimer dhe Adorno, na mësojnë se: “nga të gjitha shqisat, akti i nuhatjes, i cili tërhiqet pa e objektivizuar, zbulon në mënyrë më shqisore dëshirën për t’u humbur në identifikim me Tjetrin” . Këto konsiderata identifikohen qartë ndaj çështjes politike dhe japin një shpjegim sesi aroma e pushtetit bashkon, kurse ideja e ‘purifikimit’ zbehet, pasi ka të bëjë me aroma dhe trupa, që janë përzierje gjithnjë në ndryshim. Me fjalë të tjera, kur bëhet fjalë për nuhatjen, ‘identiteti’ dhe ‘ndryshueshmëria’ janë koncepte shumë të rrëshqitshme, referojnë studiuesit (Horkheimer, Adorno 2002: 151). Duke pasur parasysh këtë fakt, studiuesit referojnë se edhe pse: “ Identiteti shoqëror mund të konceptohet edhe si rezultat i zgjedhjeve që kapërcejnë çdo trashëgimi, origjina historike dhe biografike tenton të karakterizojë përfaqësimin nuhatës të një personi gjatë gjithë jetës së tij.

Lini një Përgjigje