Pikat kryesore
- Në një conference për shtyp të organizuar nga NASA , por edhe përmes intervistave të veçanta Astronautët e Artemis II rrëfyen jo vetëm kënaqësitë por edhe sfidat e këtij misioni.
- Reid Wiseman, Komandanti I Misionit Artemis II rrëfeu frikërat dhe dëshirën e tij për tiu rikthyer një misioni të ngjashëm, ndërsa tha se mezi kishte pritur të ishte në shtëpi për të përqafuar fëmijët e tij.
- Dhe është thjesht kjo ndjesi sikur, thjesht do të përqafosh fëmijët e tu dhe thjesht do që ata të dinë se je i sigurt.
Për herë të parë që pas rikthimit të tyre në tokë nga misioni hapësinor në anën e largët të Hënës, astornautët e Misionit Artemis II rrëfyen emocionet e tyre për këtë eksperiencë të cilën e quajtën krejtësiht të jashtëzakonshme. Në një conference për shtyp të organizuar nga NASA , por edhe përmes intervistave të veçanta Astronautët e Artemis II rrëfyen jo vetëm kënaqësitë por edhe sfidat e këtij misioni. Reid Wiseman, Komandanti I Misionit Artemis II rrëfeu frikërat dhe dëshirën e tij për tiu rikthyer një misioni të ngjashëm, ndërsa tha se mezi kishte pritur të ishte në shtëpi për të përqafuar fëmijët e tij. “Të ishe 400 mije kilometra larg shtëpisë ishte gjëja më madhështore dhe e mrekullueshme që sytë e njeriut do të shohin ndonjëherë, por gjithmonë ke atë ndjesinë në kokën tënde se duhet të godasim atmosferën me 39 herë shpejtësinë e zërit dhe të zbresim të sigurt në sipërfaqen e planetit, dhe kjo është e frikshme dhe e rrezikshme. Dhe është thjesht kjo ndjesi sikur, thjesht do të përqafosh fëmijët e tu dhe thjesht do që ata të dinë se je i sigurt. Kjo ishte arsyeja pse doja të isha në shtëpi. Nuk doja të largohesha nga hapësira. Bëra shaka me drejtorin e fluturimit se do të ngrinim perigjeun tonë kur të ktheheshim në Tokë dhe do të bënim një xhiro rreth hënës përsëri. “Unë po përpiqesha të jetoja në një vrimë të vogël për një javë. Nuk isha në rrjetet sociale dhe as në lajme. Por ju e dini, shikoni fëmijët e mi e kanë bërë mjaft të qartë impaktin e të gjithës kësaj, më pas janë fqinjët e mi kudo. Eshte e veshtire të jetosh në një flluskë këto kohë. Unë nuk jam gati ta perceptoj të gjithën këtë gjë që është e shkëlqyer” u shpreh piloti Glover. Christina Koch, astronautja e vetme femër në këtë mision rrëfeu emocionet e përjetuara në hapësirë përgjatë një videotelefonate me familjen e saj. “Kur im shoq më pa në sy gjatë asaj video-telefonate dhe tha: ‘Jo, me të vërtetë, ke bërë një ndryshim’, më mbushën sytë me lot dhe thashë: kjo është e gjitha që kemi dashur ndonjëherë. Dhe mund t’ju them se ndryshimi tani është se kur dalim para jush, ne kemi bërë të gjithin këtë ndryshim së bashku. Ne morëm zemrat tuaja me vete në këtë mision dhe mbështetja që ju na dhatë me gjithë zemër ngriti peshë zemrat tona” tha astronautja Koch. Jeremy Hansen, Astronauti Kanadez në këtë mision tha se përgjatë fluturimit të Artemis II u mahnit nga pafundësia e galaktikës, yjeve dhe gjithçkaje që rrethon planetin tone. “Ajo që vazhdonte të tërhiqte vëmendjen time kur ndriçimi ishte i duhur dhe ne po shikonim nga dritarja, ishte se vazhdoja të shihja këtë thellësi, mendoj, galaktikën, e dini, për atë që po vëzhgonim vizualisht atje jashtë. Ka një thellësi në galaktikë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. Dhe nuk është se mund të dalloja se cilët yje ishin vërtet më afër dhe më larg, sepse ka të bëjë me sa të ndritshëm janë, por për shkak të sa të ndritshëm janë dhe ndryshimeve të tyre, ato duken sikur mund të dallosh se ku janë në 3D.. Dhe pastaj e sheh të njëjtën gjë me hënën dhe tokën. I shikon nga kjo perspektivë e re, por kjo perspektivë me një thellësi tre-dimensionale. Kjo ishte marramendëse për mua” u shpreh astronauti Hansen. Fluturimi Artemis II I Nases ishte fluturimi I pare me ekuipazh qe synon te riktheje atronautet ne siperfaqen e Henes me nje tjeter mision te planifikuar per viti 2028. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pas suksesit të “Artemis II”, NASA përgatitet për misionet e radhës drejt Hënës FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë Astronautët që shkruan historinë/ Njihuni me ekuipazhin e Artemis II të NASA