Analiza e CNN: SHBA dhe Irani mund ta tolerojnë bllokimin e Hormuzit, por bota do ta…

Analiza e CNN: SHBA dhe Irani mund ta tolerojnë bllokimin e Hormuzit, por bota do ta…

Pikat kryesore

  • Me bisedimet sërish në qorrsokak mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, si Washingtoni ashtu edhe Teherani po sinjalizojnë aftësinë e tyre për të duruar një ngërç të vazhdueshëm.
  • Megjithatë, ky ngërç mund ta detyrojë pjesën tjetër të botës ta paguajë një çmim të rëndë për një luftë që nuk e ka zgjedhur, shkroi CNN të shtunën.
  • Mungesa e vullnetit të Teheranit për kompromis të pranueshëm për SHBA-në sugjeron rahatinë e tij me ngërçin që po vazhdon, pavarësisht bllokadës detare amerikane që synon kapitullimin e regjimit iranian.

Me bisedimet sërish në qorrsokak mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, si Washingtoni ashtu edhe Teherani po sinjalizojnë aftësinë e tyre për të duruar një ngërç të vazhdueshëm. Megjithatë, ky ngërç mund ta detyrojë pjesën tjetër të botës ta paguajë një çmim të rëndë për një luftë që nuk e ka zgjedhur, shkroi CNN të shtunën. Mungesa e vullnetit të Teheranit për kompromis të pranueshëm për SHBA-në sugjeron rahatinë e tij me ngërçin që po vazhdon, pavarësisht bllokadës detare amerikane që synon kapitullimin e regjimit iranian. Teksa konflikti vazhdon pa ndonjë zgjidhje ushtarake apo diplomatike, Irani beson se vizioni i tij për një rend të ri rajonal gradualisht po i afrohet pranueshmërisë. Në një mesazh javën e kaluar, lideri i ri suprem fitoren ndaj SHBA-së dhe nënkuptoi dominancë mbi Gjirin Persik, para se të deklaronte kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit. Dhe derisa propozimet lëvizin ngadalë mes kryeqyteteve, Trumpi ka deklaruar se nuk është në nguti dhe se është i përkushtuar në bllokadën e tij detare, edhe pse ekspertët presin se do të marrë javë që plotësisht të arrijë presionin e synuar mbi regjimin iranian. Ndërsa të dyja palët vazhdojnë “lojën”, rritja e çmimeve në botë i ka vënë në vështirësi konsumatorët, e analistët parashikojnë rritje të mëtejshme inflacionit në botë. “Do ta kryejmë këtë gjë si duhet. Nuk do të largohemi herët e më pas problemi të lindë pas tri vjetësh tjera”, ka thënë presidenti Trump. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Edicioni qendror me Fabiola Hoxha, (02/05/2026) SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! Çdo ditë pranë tokës/ Edmond Sela, fermeri që vijon traditën familjare

Lini një Përgjigje