Çdo ditë pranë tokës/ Edmond Sela, fermeri që vijon traditën familjare

Çdo ditë pranë tokës/ Edmond Sela, fermeri që vijon traditën familjare

Pikat kryesore

  • KRUJË- Edhe pse bujqësia po përballet me sfida, fermeri Edmond Sela nuk e ka ndalur punën në tokë.
  • Që prej fëmijërisë, ai ndjek traditën e familjes dhe merret me bujqësinë duke u përpjekur të sigurojë të ardhurat për familjen e tij.
  • Fermeri Edmond Sela merret prej vitesh edhe me blegtorinë, duke rritur e shitur krerë lopësh e duke furnizuar blegtori të tjera në zonat e Tiranës.

KRUJË- Edhe pse bujqësia po përballet me sfida, fermeri Edmond Sela nuk e ka ndalur punën në tokë. Që prej fëmijërisë, ai ndjek traditën e familjes dhe merret me bujqësinë duke u përpjekur të sigurojë të ardhurat për familjen e tij. Fermeri Edmond Sela merret prej vitesh edhe me blegtorinë, duke rritur e shitur krerë lopësh e duke furnizuar blegtori të tjera në zonat e Tiranës. Sot ai ka një sipërfaqe të konsiderueshme tokë, pjesa më e madhe me qira, dhe përgatitet për mbjelljen e farërave për jonxhe, një kulturë e domosdoshme për blegtorinë. Vullneti dhe sakrifica janë element që të imponojnë të punosh. Edhe pse çmimet janë të larta dhe reshjet e dendura këtë vit shkaktuan dëme, ai nuk e ndaloi punën në bujqësi. Apeli i tij shkon për më shumë mbështetje nga institucionet për fermerët. Edmond Sela është bërë një shembull frymëzues për punën e palodhur në prodhimin bujqësor dhe blegtoral, duke treguar se përkushtimi dhe pasioni për tokën mund të sfidojnë çdo vështirësi ekonomike./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tragjike në Fier/ Fermeri humb jetën teksa ishte duke punuar tokën me traktor Kujdeset për vreshtat/ Fermeri nga Kukësi: Mbi 20 vite punë për të kultivuar dy dynym “Nuk i lë tokat djerrë”/ Fermeri: I kam mbjellë të gjitha tokat me grurë, perime e fruta

Lini një Përgjigje