Pikat kryesore
- Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në ambientet e bar-kafesë, u gjetën dhe u sekuestruan 15 doza lëndë narkotike, me peshë totale 6.45 gramë.
- Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
- Rasti po hetohet për dokumentimin e plotë të përgjegjësive ligjore.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive në vendin e quajtur “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës. Gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit; 4 monitorë dhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e basteve sportive të paligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në ambientet e bar-kafesë, u gjetën dhe u sekuestruan 15 doza lëndë narkotike, me peshë totale 6.45 gramë. Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Rasti po hetohet për dokumentimin e plotë të përgjegjësive ligjore. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, prioritet që nuk negociohet Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e ish policit në Vlorë, dëme materiale (EMRI) Prokuroria e Elbasanit dhe AMP “zbarkojnë” në Devoll/ Ekzekuton masat e sigurisë ndaj 3 ish-zyrtarëve