Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama, ka pritur sërish në një takim ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
- Mësohet se diplomatja amerikane do të jetë e pranishme në firmosjen e një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.
- Kujtojmë se ambasadorja Guilfoyle, zhvilloi në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri.
Kryeministri Edi Rama, ka pritur sërish në një takim ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Mësohet se diplomatja amerikane do të jetë e pranishme në firmosjen e një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane. Kujtojmë se ambasadorja Guilfoyle, zhvilloi në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri. Ndërkohë, mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes që do të nënshkruhet sot. Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll. Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.